Njukasëll një pikë me polemika

Njukasëll- Mançester Junajtid 1-1

Njukasëlli për mbijetesë dhe para publikut të tij prej mbi 52 mijë të pranishmëve iu desh të shihte mbrëmjen e sotme se si një arbitër si Kreig Parëson dhe një VAR inaktiv t’i mohonin një goditje të lirë mbi vijën e zonës pas minutës së 90-të.

Ok, është Anglia e cila ka rregullat e veta teksa Federata në ishull nuk dënjon të zbatojë qoftë dhe rregullin e FIFA-s me më shumë se tri zëvendësime.

Por ajo prekje me dorë të hapur e mbrojtësit Varan të Mançester Junajtid në të 90+2 duhej sinjalizuar. Te ne në Abissnet Superiore do bëhëj “nami”…

Ndërkaq në sfidën e fundit të Boxing Day, Njukasll barazoi 1-1 me ekipin e Ralf Rangnik. Sanit-Maksimin për bardhezinjtë në të 7-ën dhe Kavani në të 71′-ën autorët e golave. De Gea priti një top gol në limite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!