Mbape ‘Lojtari i Vitit’

Sot në Dubai u ndanë çmimet e “Golden Soccer Awards”. Ajo që bëri bujë ishte Çmimi që mori francezi Kilian Mbape. 23 vjeçari i PSG-së, arriti të mundë Robert Levandovskin për çmimin “Lojtari i Vitit”. Lojtarja më e mirë femër: Aleksia Putejas e Barcelonës.

Italia fitoi çmimin “Skuadra më e mirë” e vitit. “Trajneri i Vitit” u shpall Roberto Mançini që drejtoi këtë skuadër në triumfin në ‘Euro 2020’, ndërsa Leonardo Bonuçi fitoi çmimin “Mbrojtësi i Vitit”. Golashënuesi më i mirë i gjithë historisë: Kristiano Ronaldo.

Çmimet e ‘Golden Soccer Awards’

Skuadra më e mirë e femrave: FC Barcelona
Lojtarja më e mirë femër: Aleksia Putejas
Mbrojtësi më i mirë i vitit: Leonardo Bonuçi
Drejtori më i mirë sportiv: Çiki Begirishtajn
Menaxheri më i mirë: Federiko Pastorelo
Kombëtarja më e mirë: Italia
Golashënuesi më i mirë i gjithë historisë: Kristiano Ronaldo
Trajneri më i mirë i vitit: Roberto Mançini
Çmimi për karrierën sportive: Ronaldinjo
Çmimi ‘Maradona’ për golashënuesin e vitit: Robert Levandovski
Lojtari më i mirë i Vitit: Kilian Mbape
Çmimi Lojtari më i mirë i Vitit i zgjedhur nga Përdoruesit e ‘Tik Tok’: Robert Levandovski

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!