Dembele edhe 5 vite te Barça

Ousmane Dembele qëndron te Barcelona.

Raportimet e mediave spanjolle shprehen se Dembele është i gatshëm të firmosë një kontratë të re 5-vjeçare me Barcelonën me një reduktim të ndjeshëm të pagës.

Ndërkohë një postim i sulmuesit francez së fundmi në rrjete lë kuptohet se futbollisti nuk ka ndërmend të braktisë Blaugranat. Aq më tepër që klubi po punon fort për të riformatuar skuadrën e re. Ferran Torres sapo ka kaluar analizat mjeksore.

Kartoni i Dembele i ka kushtuar Barcelonës 140 milionë euro përfshirë edhe bonuset ndërsa paraqitjet e tij në sezonet e fundit janë kushtëzuar shumë nga dëmtimet. Kësisoji, Dembele pritet të shuajë zërat e merkatos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!