Omicron gati të ndalë Kupën e Afrikës, Rohr lë Nigerinë

Omicron, varianti i ri i COVID-19-të, vë në pikëpyetje Kupën e Afrikës të planifikuar të luhet në Kamerun (9 janar-6 shkurt).

Në anën tjetër ata që i fryjnë “zjarrit” janë klubet evropiane shumica e të cilëve nuk janë të interesuar t’i lëshojnë futbollistët e tyre në një angazhim të tillë të rrezikshëm.

Lajmin e raporton RMC, duke saktësuar se; Kupa e Kombeve të Afrikës mund të anulohet. CAF pritet të dalë me një deklaratë lidhur me situatën e ‘Kamerun 2022’.

Ndërkaq mësohet se njëra nga kombëtaret më të suksesshme në Afrikë, Nigeria, ka emëruar Augustin Eguavoen trajner të përkohshëm.

Vendimi erdhi pas ndërprerjes së marrëdhënies me franko-gjermanin Gernot Rohr, në krye të tre herë kampionëve të Afrikës në 64 muajt e fundit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!