Mesi nga Dubai: PSG e kalon Realin, duam trofeun

Reali i Madridit u ankua fort lidhur me shortin e dytë të Nionit të ditës së hënë. Më pas u raportua se klubi pasi pa rihedhjen e shortit kishte idenë për ta dërguar çështjen në drejtësi. Mirpo nga kahu tjetër, ai i PSG-së,as që duan tja dinë. Lionel Mesi e quan normale dhe thotë se do kërkojë të kalojë me skuadrën e tij të re.

“Synimi i PSG-së është Champions League”. Leo Mesi sulmuesi i skuadrës franceze nuk fshihet, i cili pas hedhjes së shortit për raundin e 1/8-ve të Champions-it, shprehu pikëpamjen e tij për sfidën e dyfishtë ndaj Real Madridit. Nga Dubai ai tha:

Championi është një garë e veçantë për të gjitha skuadrat e mëdha. Kalimi në Paris ishte një ndryshim mjaft i madh, sepse jetova për shumë vite në të njëjtin vend: nuk ishte e lehtë, por po bëjmë shumë mirë, në një qytet spektakolar dhe në një nga skuadrat më të mira në botë. Jemi shumë të lumtur”, ka thënë Mesi (e raportuar nga Marca).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!