Rikthimi/ Martini nuk rri dot pa …Teutën

Edi Martini do rikthehet te Teuta. Pas pak ditësh nga dorëheqja, trajneri që i dha 4 trofe Teutës në 2 vite, bën prapakthehu. Prapakthehu edhe për Renato Arapin teksa e drejtoi Teutën në tri takime (një fitore dy barazime).

Në fakt edhe pse klubi nuk e ka zyrtarizuar, efekti ‘domino ‘ ka bërë që lajmi të përhapet me shpejtësi. Nuk dihen ende arsyet e këtij demarshi, por Edi Martini do duhet të marrë sërish intererarin Shkodër- Durrës e anasjelltas.

Ndërkaq më në siklet priten të shfaqen disa futbollitë të Teutës. Disa prej tyre me Arapin në timon, nisën të deklarojnë se ‘tani ndihën më të çliruar’.

Teuta pas 13 javëve pozicionohet e 6-ta me 18 pikë. Nëntë më pak se kreu që mbahet nga Tirana. Për konçidencë, sfida e radhës është Tirana- Teuta /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!