Video/ Josa i ofron shkëlqim Laçit

Fitorja e çmuar e Laçit sot në fundin e takimit ndaj Tiranës 1-0 për javën e 13-të Abissnet Superiore, i ka dhënë bonusin e duhur ekipit të presidentit Laska, stafit teknik; Josa, Hima, Noka, Shtama për të besuar se ky kampionat mund ti ofrojë surprizën e madhe në fund të sezonit.

Pas takimit, vetë kreu i klubit bardhezi Pashk Laska, ka zbritur në dhomat e xhveshjes duke përgëzuar e festuar me të tijtë. Nëse në dy javët e mbetura të vitit kalendarik kalendari përball të gjitha skuadrat e kreut, kurbinasit në dy takimet e fundit, para se të trokasë 2022-shi, luajnë në transfertën rrogozhinase dhe presin Kastriotin.

Sido që të shkojë, kjo skuadër pas afrimit të Josës në stol, duket e tjetërsuar. Jo më kot Laska ka pikasur trajnerin më të titulluar në vend me 4 tituj te Skënderbeu dhe një te Tirana. Mbase për të synuar titullin të cilit i shkoi shumë pranë sezonin e kaluar./Sportiim.al/

Video e festës së Laçit pas fitores me Tiranën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!