Vllaznia futet në Big Brother Vip

Vllaznia rideklaron objektivin titull kampion dhe simbolika nuk është aspak rastësore. Në Big Brother Albania Vip, reality show që emetohet në Top Channel, 5 lojtarë shkodranë takojnë fansin e tyre.

Formati argëtues e interaktiv i ekranit, moderuar nga Arbana Osmani, i dha mundësi njërit prej lojtarëve të tij, Meridanit, të takojë disa nga futbollistët e Vllazinsë së Shkodres.

‘Vëllai i madh’, konsideruar afeksionin e madh të djaloshit nga Kopliku për ngjyrat kuqeblu, i solli në ambietet e shtëpisë, kapitenin Gurishta, Krymin. Hoxhajin, Krujën dhe Çobën. Një skenë e bukur për tu ndjekur.

Gurishta zbulon surprizat: Meridani merr dhuratë shiritin e kapitenit dhe bluzën e Vllaznisë me numër 10. Kapiteni i Vllaznisë shprehet se 10-ta personifikon titullin e dhjetë sezonal duke i kujtuar publikut në kohë reale dhe lojtarit të fortë të shtëpisë së BBV, se Vllaznia ka deri tani 9 tituj kampion./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!