Memelli: Ndaj Vllaznisë kam një plan…

Sot, para se skuadra e tij Skënderbeu të ndeshet nesër me Vllazninë në ‘Loro Boriçi’, trajneri i korçarëve, Migen Memelli ka folur për transfertën me shkodranët.

Tekniku pogradecar po udhëheq bindshëm një grup futbollistësh ndërsa dhe para këtij ballafaqimi theksoi se Skëndërbeu i ka të gjitha shanset për të marrë një rezultat pozitiv në Shkodër.

Memelli:

“Çdo ndeshje ka planin e saj. Do përgatitemi për një plan vetëm të detajuar në Shkodër sepse Vllaznia është një skaudër pretendente, por gjithsesi jam i bindur se sikur në çdo ndeshje tjetër edhe atje do të bëjmë një paraqitje të jashtëzakonshme.

Faktori fushë në futboll tani nuk ndikon shumë, por ne do të bëjmë mirë, është një terren i mirë dhe do të shkojmë më mendimin që performanca të mos bjerë nga ndeshjet e fundit që do të thotë që do bëjmë maksimumin dhe për të marrë pikët e plota në Shkodër.

Ne guxojmë në çdo fushë të Shqipërisë për të marrë maksimumin, pavarësisht kush është kundërshtari, ne do guxojmë sepse kemi harmoninë  e mirë në skuadër, kemi cilësi dhe nga këto gjëra ne kemi besim si staf”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!