Kampionat në shi, nis Kastrioti, Vllaznia pret korçarët

Do të luhet në tri ditë java e 13-të Abissnet Superiore. Kushtet klimaterike të rënduara të stinës, pritet të shoqërojnë dy përballjet e sotme. Nesër dy supersfida. Kryendeshja e javës zhvillohet të martën në Laç.

Sot:

13:45 Kastrioti- Egnatia (në Kamëz)

Kastrioti-Egnatia dhe Vllaznia- Skënderbeu janë takimet e ditës së sotme për Abissnet Superiore. Krutanët vijnë në përballjen me rrogozhinasit pas një serie të pandalshme dështimesh (5 humbje radhazi) çka ka bërë që ekipi i Ramazan Ndreut, pas 12 javëve,të definohet në fund të këtij edicioni të 83 -të të futbollit elitar shqiptar.

Sot në Kamëz me start në orën 13:45 do ketë Egnatian e cila vetëm një javë më parë emëroi Zekirija Ramadanin në pankinë. Sikundër krutanët edhe ekipi që u ngjit këtë sezon (për herë të dytë në histori), po kalon krizë të madhe në rezultate. Tri humbje dhe dy barazime shoqërojnë 5 ndeshjet e fundit të tyre. Fundi më pranë se kurrë.

Ndërkaq te Kastrioti, lajm i mirë rikthimi i dy lojtarëve bazë. Arbër Basha dhe Armando Rami, do të jenë në dipozicion të Ndreut. Te Egnatia po ashtu. Dy futbollistët më të njëtin emër. Bruno Telushi dhe portieri Bruno Puja do të jenë në dispozicion. Faza e parë 2-1 për Egnatian me një gol të shënuar në kohën shtesë.

16:45 Vllaznia- Skënderbeu ( në ‘Loro Boriçi’)

Momenti i mirë i të dy skuadrave premton një ballafaqim të denjë te sfida Vllaznia- Skënderbeu. Natyrisht, shkodranët të fokusuar te kreu teksa janë të tretët në 12 javë, konsiderohen favoritë në këtë duel të pasdites së sotme. Formacioni i Brdariç, ka 5 javë pa njohur humbje.

Skënderbeu gjithashtu në tregues teknikë të kënaqshëm. Korçarët pasi mundën Kukësin dhe barazuan me Teutën e Tiranën në vijim, pësuan humbje me Partizanin ndërsa javën e 12-të u kthyen te tri pikët ndaj Egnatias.

Te Vllaznia dy mungesa kryesore: Gurishta dhe Krymi. Te Skënderbeu, Memelli i ka të gjithë të gashëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!