Humbja e dytë radhazi për Prishtinën

Supersfida Ballkani- Gjilani luhet nesër në Suharekë.

Prishtina nuk ia del të marrë pikë në Lipjan ndaj Llapit të Podujevës. Shifrat përfundimtarë të sfidës për javën e 18-të u ndalen të 3-2.

Ndonëse skuadra e teknikut të ri Abdulah Ibrakoviç, pati mungesa të shumta si Lorik Boshnjaku, Besnik Krasniqi e Sodiq Atanda(kartonë) dhe Endrit Krasniqi, Florent Avdyli e Xhevdet Shabani të dëmtuar, sërish Prishtina pritej të bënte kthesën pas humbjes me Dritën 0-1. Llapi arriti të imponohet, të gjejë tri pikët dhe ta parakalojë në tabelë.

Ndërkohë Drita kalon pa probleme Ulpianën 3-1 ndërsa feronikeli pas atij barazimi shpresues javën e kaluar, rikthehet sot te avazi me humbje. Drenica i shënoi dy gola për tri pikë.

Superliga e Kosovës java e 18-të:

Sot:

Drita- Ulpiana 3-1

Feronikeli-Drenica 0-2

Llapi- Prishtina 3-2

Të dielën:

13:00 Ballkani-Gjilani

13:00 Malisheva- Dukagjini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!