Ballkani cinik, merr kreun e Superligës

Superliga e Kosovës luajti sot tri takime të javës së 16 -të të saj.

Ballkani i Suharekës me një gol të Solomon, fitoi në transfertë me Feronikelin 0-1 dhe bashkë me pikët edhe pozicionin e vendit të parë në tabelë.

Në formacionin e sotëm të trajnerit të Ballkanit, Bekim Isufi, ish-futbollistët e Kategorisë Superiore: Stivi Frashëri, Nazmi Gripshi, Teofilus Solomon, Rustem Hoxha, Bajram Jashanica.

Ndalet Gjilani në Podujevë nga Llapi 0-0 dhe zbret nga kreu.

Në takimin tjetër të ditës, Malisheva mundi 2-0 Drenicën. Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje luhet nesër me start 13:00 ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit.

Java e 16-të Superliga e Kosovës:

Feronikeli- Ballkani 0-1

Malishev- Drenica 2-0

Llapi- Gjilani 0-0

Ulpiana- Prishtina 0-3 ( dje)

Drita- Dukagjni (të hënën 13:00)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!