Sfida Kukësi- Laçi në… ‘speciale’

Përgatiti: Isuf Myrtaj

Kukësi- Laçi 1-2 luajtur pasditen e sotme në ‘Air Albania Stadium’, mbylli javën e 12-të të kampionatit Superior në Shqipëri.

Një ndeshje me ritëm, grintë, gola, penallti, VAR, kontestime dypalëshe, ‘xixa’ te stafi kuksian me Longon protagonist dhe personalitete të ndryshëm nga fusha e sportit në tribunën qëndrore.

Ndeshja:

Rivaliteti të dyja skuadrave ka vijuar përgjatë gjithë sezonëve të fundit. Sot Kukësi pritës dhe Laçi me statusin e udhëtuesit, i kishin të gjithë futbollistët në dispozicion. Loja nis me më të mirët. Pa u nxehur motorët, menjëherë në pah karakteristikat e bardhezinjëve me një densitet të shtuar në minutat e para.

Guindo shërbehet nga Mazrekaj në të 11-tën, topi përfundon poshtë traut për 0-1. Pa kaluar 2 minuta, në të 13-tën, protagonistët janë të njëjtë veçse në ‘mes’, futet dhe Zarubica i cili i kthen topin sulmuesit nga Mali për të shënuar të dytin për Laçin dhe të 7 sezonal.

Kukësi shkurton në të 55′-ën me Edi Bashën dhe humb një penallti me Ardit Hilën në të 90-tën. Fundi pas 8 minutave shtesë 1-2.

Longo:

Një trajner ndyshe u shfaq Diego Longo në pankinën kuksiane. Kontestime në çdo situatë, madje dhe kur bëhëj fjalë për futbollistët kundërshtarë që merrnin ndihmë mjekësore, nuk kursehej me fjalë e gjestikulacione.

Në fund, i pakuptimtë versioni për të vajtur te kampi i Laçit. Kurbinasit festonin humbjen e penalltisë nga Hila. Longo as vetë nuk di se çfarë kërkonte … Josa ndihmon që situata të mos precepitonte.

Tefik Osmani-Erbim Fagu ndjekin rivalin e radhës.

Në tribunë për të ndjekur Laçin, rivalin e javës së 13-të në transfertë drejtori Osmani dhe ndihmësi i Shehit, Fagu. Ky i fundit shpesh ka mbajtur shënime duke u konsultuar shpesh me vetë Tefikun drejtor sportiv.

Shameti- Hallaçi

Dy ikonat e Kukësit pak vite më parë kanë mbështetur ish-skuadrën me të cilën fituan të gjithë trofetë e mundshëm në vend. Ish-kapiteni Rrahman Hallaçi teksa drejton U21 të Kukësit kishte në shoqëri disa prej lojtarëve që stërvit në terren. Shameti ‘jepte e merrte’ në tribunë duke numëruar gabimet e verilindorëve, udhëzuar e inkurajuar në distancë.

Dosti- Gega

Dy ikonat e Partizanit, Edmond Dosti dhe Skënder Gega pasi ndoqën sfidën e fituar nga bardhezinjtë, kanë vijuar diskutimin për disa minuta para ballinës së ‘Air Albania Stadium’.

Ish-trajneri kampion Skënder Gega, dukej se i shpjegonte ish-kampionit të kuq në titullin e 15-të të Partizanit, se cilat ishin magësitë e të dyja skuadrave. Në fazën sulmuese të Kukësit dhe atë mbrojtëse të Laçit.

Ndërkohë ‘Mokja’ duke buzëqeshur tha: ‘Kam ardhur nga Austria për tre ndeshje. Njërën e pashë sot të tjerat javën e 13-të’ (nënkupto Partizani-Dinamo dhe Laçi-Tirana. Dosi është i deklaruar si mbështetësi Partizanit dhe Laçit me të cilin e lidh historia futbollistike).

Gjithësesi çdo “i tretë” dukej se i’u shtynte mendimet. Me shumë gjasë me diskutimet e tyre, ata vertiteshen te situata e turbullt sportive te klubi i Partizanit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!