Laçi triumfon ndaj Kukësit, ngjishet kreu

Abissnet Superiore, java e 12-të: Kukësi- Laçi 1-2 (E. Basha 55′ / Guindo 11′, 13′)

Ekipi i Laçit thyen Kukësin në sfidën e luajtur këtë pasdite në ‘Air Albania Stadium’

Bardhezinjtë shënuan që në fillim dy gola të shpejtë me protagonist absolut Saliu Guindo teksa në minutën e 11′ pas asistit të Mazrekajt (gaboi Lulaj) dhe më pas në të 13-tën sërish me kontributin e prishtinasit dhe të Zarubicës, dyfishon shifrat.

Verilindorët shënuan në çastet e fundit të pjesës së parë por Meta dhe me ndihmën e pamjeve të VAR-it e cilësoi golin të parregullut.

Në pjesën e dytë e cila nisi me kontrollin e lojës nga Kukësi, vjen goli që hap takimin. Ai shënohet me Edi Bashën në minutën e 55′-të për 1-2.

‘Vendasit’ nuk ndalën dhe shtyjnë përpara duke vënë në vështirësi mbrojtjen bardhezi. Gjyqtari Meta në minutën e 90-të, përmes kontestimit të laçianëve akordon penallti për Kukësin. Ndërhyrja e Ignjatoviç ndaj Gjelbeim Taipit, u konsiderua faul.

Ardit Hila godet në të majtë të Dajsinanit duke qethur shtyllën transversale me sferën që del jashtë. Portieri që shkëlqeu sot, kuptoi krahun, por këtu, e ndihmoi më shumë fati.

Me këtë sukses, Laçi ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 18 pikëve, ndërsa të martën në 13:45 do të presë Tiranën kryesuse në shtëpi. Kukësi largohet me 4 pikë nga kreu i renditjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!