Longo: Kemi eukulibër, titulli i mirëpritur

Trajneri: “Presidenti e kërkon titullin dhe jam shumë i lumtur, sepse është ëndërr dhe ambicie, por ne nuk jemi si ekipet e tjera. Vetëm tre lojtarë të Tiranës, që është ekip me traditë dhe me më shumë torfe, vlejnë sa i gjithë ekipi i Kukësit”.

Shepsh në deklaratat e tij nuk kuptohet dhe aq… Gjithësesi, ai i ka dhënë kuptim “fjalëve” në fushë me Kukësin e tij teksa luan çdo sfidë larg Kukësit dhe renditet i dyti. Para Laçit në program të enjten në 13:45, italiani preku disa tema. Në konferencën e zakonshme ndër të tjera tha:

Longo:

Laçi?

Nuk trembemi nga Laçi, kemi gjetur balancën në lojë. Gjatë fazës së parë Laçi na barazoi për gabimet tona. Duhet të japim maksimumin duke ditur forcën që ka Laçi dhe të bëjmë më të mirën në këtë ndeshje.

Gjendja e ekipit është e mirë, kemi marrë Domin nga të rinjtë, por nuk është i vetmi. Forca jonë është grupi. Javë pas jave po rritemi dhe duhet të përmirësojmë disa gjëra në menaxhimin e ndeshjeve. Kam shumë besim te skuadra ime”.

Titullli kampion?

“Presidenti e kërkon titullin dhe jam shumë i lumtur, sepse është ëndërr dhe ambicie, por ne nuk jemi si ekipet e tjera. Vetëm tre lojtarë të Tiranës, që është ekip me traditë dhe me më shumë torfe, vlejnë sa i gjithë ekipi i Kukësit.

Edhe Dinamo ishte për titull, por ja ku është tani. Unë nuk dua ta them, por nëse e fitojmë “ok”. Ne do të luftojmë ndeshje pas ndeshje, nëse vjen titulli, e mirëpresim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!