Skënderbeu gati, Ramadani debuton te Egnatia

Abissnet Superiore, java e 12-të: Skënderbeu- Egnatia 16:45

Në Korçë, Skënderbeu- Egnatia në përballjen delikate mes dy skuadrave që kërkojnë me ngulm të ikin nga fundii renditjes. Nëse te Skënderbeu ende mendojnë për pikën e lënë me Partizanin, në pankinën rrogozhinase debuton një ekspert si Zekerija Ramadani.

Memelli ka deklaruar para shtypit se skuadra e tij po luan një futboll mjaft të mirë dhe se ndaj Egnatias tri pikët janë detyrim. Formacioni i plotë.

Rrogozhinasit pasi zgjidhën përmes një procesi të shpejtë pankinën duke afruar ish trajnerin e Flamurtarit (2016), do duhet të gjëjnë rezultatet në fushë. Madje dhe për të rehabilituar Pedro Auguston rreth të cilit u ngrit një re dyshimi se pikërisht marrëdhenja e braziliant me trajnerin Magani, ndikoi në largimin e teknikut peqinas. Skënderbeu i parafundit me 8 pikë. Egnatia ka 5 takime pa fitore duke rrëshqitur në zonën poshtë me 11 pikë. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!