Memelli: Performojmë pa presion, pikët janë …aty

Trajneri i Skënderbeut Migen Memelli sheh një skuadër të denjë në horizont. Është pikërisht ekipi që drejton prej dy sezonëve duke luftuar për javë të tëra për tu rritur në tregues. Para ndeshjes së sotme me Egnatian (16:45) tekniku thotë se Skënderbeu ka javë që po lun jashtëzakonisht mirë. Edhe pse qan pikët.

Memelli:

Egnatia-“E rëndësishme është që të bëjmë mirë si në ndeshjen e fundit dhe të kemi pak fat, pasi siç e pamë dhe në Tiranë, bëmë maksimumin dhe nuk kam peng nga performanca. Por është një moment kritik që na mungojnë pikët dhe pa diskutim nesër do të futemi për të marrë fitoren e dytë. Nuk kemi presionin e rezultateve, pasi performanca ka qenë e jashtëzakonshme.

E rëndësishme është që lojtarët kanë pasur performancë në rritje, që nga ndeshja e parë dhe deri tek takimi me Partizanin, kur kapëm kulmin. Kur një skuadër kap kulmin, aty duhet mbajtur. Djemtë kanë punuar shumë dhe besoj se nga nesër do të bëjnë më të mirën. Ne do futemi në lojë për të marrë 3 pikët.”

Suksesi, i vetmi opsion: “Nuk i mendoj dy rezultatet e tjera, pasi mendoj vetëm fitoren, por në futboll çfarë nuk ndodh. E shoh dhe në sytë e djemve që ka shpresë dhe besim, pasi gjërat janë bërë mirë dhe ne jemi përballur dhe me skuadra më të forta se Egnatia, pa e nënvlerësuar këtë skuadër.”

Mungesa e rezultateve: “Lojtarë dhe skuadra kanë bërë mirë, por na kanë munguar pikët. Jemi në një moment që na duhen pikët, ndaj dhe nesër do të futemi për fitore. Duke marrë parasysh ndeshjet e fundit, rrjedhën e lojës, një gol të anuluar, penallti e shpërdoruar, është vetëm çështje fati. Nuk kemi vuajtur nga ana taktike. Besoj se në këtë ndeshje do të na kthehet fati.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!