Çelsi ndalet nga Junajtid, Siti një pikë larg

Në ‘Stamford Bridge’ nuk ka fitues. Supersfida në kuadër të javës së 14-të në Premier League ndërmjet Çelsit vendas dhe mançester Junajtid është mbyllur 1-1.

Në fraksionin e parë, skuadrat u kujdesën më shumë se sa duhej duke mos i dhënë shum shkëlqim lojës ndërsa rastet ishin sporadike. E dyta nisi me gol dhe merita i shon ish-sulmuesit të Dortmundit Xhejdon Sanços i cili pas një inkuroni të shpejtë dërgon Junajtid përpara. Në të 69-ën, Çelsi që dominon në çdo sektor të fushësgjën barazimin. Zhorzhinjo kthen në gol një penallti.

Minutat në vijim ofrojnë sërish duelin e fortë të sulmit vendas dhe mbrojtjes së Djajëve. Në fund Rudiger humb topin gol të ndeshjes me sfidën që ndalet te barazimi.

Ndeshjet sot:

Çelsi- Man Junajtid 1-1

Lester- Uatford 4-2

Brentford- Everton 1-0

Siti- Uest Hem 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!