Partizani transferon ‘shiun’ te Teuta

Abissnet Superiore java e 10-të.

Partizani- Teuta 2-1 (Zhunior 90′, Cara 96’/ Gjorgiev 26′)

Më në fund Partizani nxjerr një ndeshje të madhe. E bëri javën e parë të fazës së dytë ndaj kampionëve në fuqi të Teutës duke triumfuar 2-1.

Fillimisht ishte Teuta me Gjorgiev e cila kalon përpara në të 26′-ën. Një gol të cilin teknollogjia VAR, e konsideroi të rregullt por dyshimet për pozicion jashtë loje të sulmuesit durrsak mbetën.

Megjithatë në pjesën e dytë, skuadra e Dajës mendon të mbajë “Dajen në punë”. Shtyn pafundësisht e këtë e bën më së miri nga krahët. Pas një topi të prekur me dorë nga Idrizaj, të kuqtë pretendojnë për penallti. Më parë topi u prek me këmbë nga vonjati dhe rregullorja lejon lojë.

Në fund kur të gjithë prisnin fundin, ka penallti pas një tjetër prekje me dorë nga Akuah në zonë. Zhunior shënon për 1-1.

Ndërkaq, me daljen me kartonë të kuq të Aleksit dhe Albion Markut, shtohen hapësirat dhe Tedi Cara shpik golin e dytë pas një rrëmuje totale në zonë.

Shiu i pandërprerë në ‘Elbasan Arena’, i bëri mirë Partizanit dhe teknikut Daja. Tifozëve të kuq, pas ndeshjes duket se nuk i ikën inati i së shkuarës së skuadrës teksa diskutojnë gjatë me futbollistët.

Teuta ngec për herë të 4-ët radhazi.

Kronologjia e shënimit të golave:

26′: Gol Teuta shënon Pepi Gjorgiev me një të majtë nga krahu i majtë. Goli konfirmohet nga VAR. 0-1

90′: Gol Partizani shënon Stenio Zhunior nga pika e badhë e penalltisë 1-1

96′: Gol Partizani shënon Tedi Cara 2-1 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!