Mançini: Short i rreptë, Santos: Dy finale në shtëpi

Shorti i sotëm për tri grupet e fazës play off u tregua i pamëshirshëm për Italinë dhe Portugalinë. Të dyja skuadrat, nëse kalojnë gjysmëfinalet, do takohen në tokën luzitane me një takim final për një biletë të Botërorit të Katarit. Njëra nga kombëtaret e mëdha, jashtë ‘Katar 2022’.

Trajnerët respektivë deklaruan:

Roberto Mançini komenton shortin e play off-it për Botërorin ‘Katar 2022’ Megjithëse para Rai Sport shfaqet i buzëqeshur, nuk fsheh shqetësimin e shortit të vështirë.

Nuk është një short i mirë, mund të ishte pak më mirë. Si ne ashtu edhe Portugalia do të duhet të mposhtim Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë dhe duke qenë një ndeshje e vetme ka gjithmonë gracka. Ne jemi pozitivë. Siç do të kishim shmangur portugezët. Edhe ata do të na kishin shmangur, nuk ka dyshim”.


Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, komentoi shortin e play off-it për Katar 2022, i cili e vendosi atë përballë Turqisë dhe më pas fituesit të Itali- Maqedoni e Veriut:

Së pari duhet të mundim Turqinë, kjo është ndeshja më e rëndësishme. Më pas do të mendojmë për fitoren. Le të marrim gjërat pozitive të këtij play off-i: për shembull, të dy ndeshjet në shtëpi janë të mira, shmangim udhëtimin në dy takime. Një faktor i vogël favorizues”.

Formati i fazës play off për tri biletat e Europës drejt ‘Katar 2022’

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!