Benzmea mbyll gjyqin dhe fiton… ‘Topin’
Prej disa viteve në gjyqe. Sot vendimi për lojtarin e Realit.
Karim Benzema 6 vite më parë, u përfshi në një skandal-video lidhur me shokun e skuadrës Mathieu Valbuena.
“Afera sextape” e 2015-ës përfundoi në media, dhe më pas trajneri francez Didier Deshamps i përjashtoi të dy nga kombëtarja. Valbuena nuk luajti më për Francën ndërsa Benzema u rikthye në kombëtare këtë verë në ‘Euro 2020’.
Sot ka ardhur vendimi për sulmuesin e Realit i cili është dënuar përfundimisht me një vit burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë.
Por:
Sulmuesi i ‘Gjelave’, sipas gjykatës franceze, nuk do të vuajë dënimin me burg. Një gjë e tillë mund të ndodhë nëse sulmuesi përsërit veprën penale. Gjoba mbetet.
Lojtari do të vazhdojë karrierën normalisht me skuadrën e Realit dhe kombëtaren e Francës. Ai është edhe një kandidat për Topin e Artë.