Dështoi te Iraku, Advokat rikthehet në Holandë

sportiim2

74 vjeçari kishte disa muaj që operonte në Irak si trajner i skuadrës. Rezultatet negative e vetëlargojnë nga përfaqësuesja aziatike.

Pas rreth katër muajsh, aventura e Dik Advokat në stolin e Irakut ka përfunduar. Në fakt, trajneri holandez me përvojë ka dhënë dorëheqjen pas rezultateve zhgënjyese .

Dy humbje dhe katër barazime në gjashtë ndeshje në kualifikueset për Botërorin e ardhshëm ‘Katar 2022’ kanë kushtëzuar largimin e vullnetshëm të taknikut të përvojës së madhe.

Dorëheqja mësohet se pranuar nga Federata e Futbollit e Irakut. Advokat në rang kombëtarjeje ka drejtuar disa herë Holandën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Belgjikën, Korenë e Jugut, Rusinë, Serbinë (ishte në stol ndaj Shqipërisë në 2014). Në rang klubesh Advokat për rekord…/Sportiim.al/

?>