Daja: Ndeshje e vështirë, duam vazhdimësi

Rikthehet kampionati dhe bashkë me të dhe prononcimet paraprake të teknikëve të caktuar. Sot për të komunikuar me mediat ishte tekniku i Partizanit Ilir Daja teksa ka folur për ndeshjen e nesërme në ‘Air Albania Stadium’ ndaj Laçit.

Daja ka dhe kritikën për Sektorin e Garave lidhur me kohën…
“Në kampionatin e kaluar ne kemi qenë sipër ekipeve bashkë me Laçin dhe luajmë pas tre ditësh, ndërsa ekipeve të tjera u jepet mundësia që të kenë 4 apo 5 ditë në dispozicion për të rikuperuar energjitë.”

Daja:

Sa ju ka ndihmuar ndërprerja kampionatit?
“Sigurisht janë ditë që rikuperojmë energji, por ndonjëherë nuk shërbejnë edhe aq shumë sepse një kontigjent i konsiderueshëm lojtarësh luajnë edhe me ekipin U-21 të Partizanit, si dhe lojtarët e grumbulluar me ekipin përfaqësues U-21 dhe grupin nuk e kemi patur të plotë. Gjithsesi ka qenë një periudhë e cila na ka shërbyer për të vazhduar me entuziazëm sepse në këtë periudhë kemi qenë mirë edhe psikologjikisht. Ekipi ka reaguar në drejtim të anës psikologjike, sepse për rezultatet duhet të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të rikuperojmë pikët e munguara në klasifikim”.

Përballja me Laçin?
“Laçi vjen me një anë psikologjike të mirë sepse në 3 javët e fundit në kampionat ka marrë 3 fitore. Mendoj që kanë bërë mire, kanë shënuar më tepër gola se ne, por nga ana tjetër kanë pësuar më shumë se ne. Mendoj që të dyja janë ekipe rivale, pasi edhe në kampionatin e kaluar Laçi ka qenë deri në javët e fundit edhe pretendent për titull. Ne na del për detyrë që të kemi një vazhdimësi mbas fitores të arritur ndaj Kastriotit, sepse vetëm vazhdimësia do të na bëj që të pozicionohemi në tabelën e klasifikimit aty ku ka objektivat klubi”.

Gjendja e grupit?
Cara nuk ka qënë në 100% e tij, në këto dy javë ka kryer stërvitje të diferencuar, por brenda grupit. Besoj që nesër është prezent kjo edhe pas përgjigjes të Ekos së fundit që ka kryer e ka kaluar problemin. Kaçe po rikuperohet fizikisht, por ende nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike. Këtë e kemi parë edhe në takimet e fundit që zhvilluam ndaj Besëlidhjes në kupë dhe miqësoren me Turbinën. Një kondicion i mirë i Kaçes do të thotë edhe një vlerë e shtuar e ekipit.

E kemi të gjithë kontigjentin me përjashtim të atyre mungesave që tashmë dihen janë dëmtime që kërkojnë kohë si Kardozo, Damçevski etj. Nesër kemi një kontigjent të mjaftueshëm për të përballuar ndeshjen dhe rikuperimi i këtyre lojtarëve qoftë nga ana shëndetësore, qoftë edhe nga ana fizike do të thotë që ata do kenë më shumë minutazh në lojë dhe ne do kemi më shumë mundësi për të ndërhyrë.

Alban Hoxha ka të njëjtën situatë si edhe Cara. Ai ka një frakturë në gishtin e dorës që nuk e lejon të ishte prezent në anën teknike të stërvitjes dhe dje ka filluar të përgatitet edhe me topin pasi e ka patur të ndaluar nga stafi mjekësor diçka të tillë. Besojmë që problemi Albanit do të ndiqet në vazhdimësi nga stafi mjekësor dhe presim momentin që të jetë i gatshëm për të luajtur.

Ai është edhe kapiteni ekipit, pavarësisht se Teqja duhet ta citoj ka bërë shumë mirë e ka mbajtur portën së bashku me fazën e mbrojtjes pa pësuar asnjë gol. Sigurisht eksperienca dhe pozicioni i kapitenit është një pozicion që duhet të jetë afër grupit jo vetëm në seancat stërvitore por edhe në ndeshje dhe ne e presim të rikthehet sa më shpejt Albanin”.

Ndryshimi i ndeshjes në stadiumin Air Albania Stadium?
“Ju falendëroj për pyetjen, por së pari dua t’i përgjigjem edhe organizatorëve që vendosin shpërndarjen e ndeshjeve. Nëse flasim për një ndeshje të Kupës së Shqipërisë që zhvillohet me dy data të mërkurë dhe të enjte natyrisht duhet të vazhdojmë me dy data edhe në ndeshjet e kampionatit, sepse shoh një farë diferencimi dhe kjo negativisht në dëm të Partizanit.

Nëse i referohemi Kupës gjithmonë prioritet është kampionati i kaluar ndeshjet brenda dhe jashtë kanë orientim se si janë klasifikuar ekipet kampionatin e kaluar. Ne kampionatin e kaluar ne kemi qenë sipër ekipeve bashkë me Laçin dhe luajmë pas tre ditësh, ndërsa ekipeve të tjera u jepet mundësia që të kenë 4 apo 5 ditë në dispozicion për të rikuperuar energjitë. Kjo nuk është pozitive sepse në një garë duhet të jenë të gjithë të barabartë.

Përsa i përket stadiumit “Air Albania” është më i miri në Shqipëri. Ajo që do të theksoja përveç çdo lloj komoditeti që të mundëson “Air Albania” është fakti që do të kemi edhe tifozët që janë forca jonë e 12-të, sepse zhvillimi i ndeshjes në një tjetër qytet do të bënte të ishin më të paktë. Shpresojmë që nesër tifozët të na mbështesin sepse kemi shumë edhe nevojën e tyre dhe kjo është diçka pozitive që ndeshja do të luhet në “Air Albania”.

Dinamo kundërshtari i ardhshëm në kupë?
“Do të thoja që nuk kishim ndonjë preference, sepse ekipet çerekfinaliste të Kupës janë kundërshtarë që e kanë merituar të kualifikohen deri në këtë fazë. Sa më shumë që avancon në Kupë aq më shumë vështirësohen përplasjet. Cilido ekip që do të kishim përballë do jetë një ekip i vështirë për t’u kaluar qoftë Tirana, Dinamo, apo nëse shorti do të na rezervonte një tjetër kundërshtar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!