Brdariç: E dimë si do luajmë ndaj Kastriotit

Vllaznia do të presë nesër në ‘Loro Boriçi’ Kastriotin e Krujës për javën e fundit të fazës së parë nga katër që parashikon kalendari. Enkas për duelin e orës 16:45 ka folur trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç.

Brdariç:

Kastrioti…

“Duhet të vijojmë atë që nisëm në Kupë.Jemi gati, të përqendruar për t’u përballur me Kastriotin nesër. Duhet të vazhdojmë atë që nisëm në Kupë kundër Pogradecit. Lojtarët duhet të jenë të qetë, të motivuar dhe të përqendruar ashtu siç ka qenë edhe në stërvitje gjatë gjithë kësaj jave. Me qetësi dhe nëse nesër luajmë ashtu siç dimë, atëherë do të marrim një rezultat pozitiv.

Vjet nisi kriza me kastriotin, sivjet ringritja?

“Është një shenjë që nuk duhet të ndodhë njëlloj si vjet. Është një sfidë e re, një vit i ri, një grup tjetër lojtarësh. Ajo që dua është që lojtarët të japin maksimumin dhe të bëjnë më të mirën t’i shkaktojnë humbjen Kastriotit, që e gjithë kjo punë dhe mund të shpërblehet. Kemi besim dhe jemi një ekip që mësojmë nga e shkuara. E dimë se si luajnë ata. E dimë edhe si duhet të luajmë kundër tyre, në mënyrë të marrim tre pikët që duam”.

6 gola si ndaj Pogradecit…

“Kur shënon 6 gola kundër një ekipi që luan në mbrojtje është gjë e mirë. Ne punojmë për të gjetur hapësira ndaj ekipeve të tilla. Duhet të dimë si të futemi në zonë, të fitojmë duele dhe të bëjmë më të mirën që gjërat të shkojnë si duhet. Tani të mendojmë për ndeshjen me Kastriotin. Dua të shoh në sytë e lojtarëve motivim dhe përqendrim për të marrë maksimumin nga ata dhe për të marrë maksimumin e asaj që duam”.

Gjëndja e skudrës?

“Do të startojmë me 11-ën më të mirë nesër dhe ata janë shumë të motivuar për të fituar ndaj Kastriotit. Kemi dhe lojtarë të stolit të gashëm dhe të motivuar por do të luajnë më të mirët.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!