Java e 9-të, Superiorja në tri ditë

Pas ndeshjes së fundit Tirana- Dinamo për 1/8 -at e Kupës së Shqipërisë, luajtur të enjten në ‘Air Albania Stadium’, futbolli elitar rikthehet me kampionatin.

Do të luhet në tri ditë java e fundit e fazës së parë të Abissnet Superiore.

Kalendari ofron duele të zjarrta. Dukse nisur që nesër teksa në ‘Air Albania Stadium’, përballen Partizani -Laçi.

E diela ofron vetëm një takim dhe ai zhvillohet në fushën e Kamzës me Teutën pritëse ndaj Skënderbeut. Të hënën supersfida Kukësi- Tirana në Loro Boriçi’.

Kampionati udhëhiqet nga Tirana me 20 pikë, ndjek Kukësi me 14-të. Në fund Kastrioti me 5 dhe Skënderbeu me 6 pikë.

Programi i javës së 9-të:

Të shtunën

16:45 Vllaznia-Kastrioti

19:45 Partizani-Laçi

( “Air Albania Stadium”)

Të dielën

13:45 Teuta-Skënderbeu

(Kamzë)

Të hënën

16:45 Dinamo-Egnatia

(“Elbasan Arena”)

19:45 Kukësi-Tirana

(“Loro Boriçi”)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!