Drejt Katarit/ Evitohen përplasjet e mëdha europiane

Sipas formulës së FIFA-s, në ‘Katar 2022’, do të jenë 13 kombëtare europiane.

10 fituesit e 10 grupeve dhe 3 fituesit e play-off-it, ku do të marrin pjesë 10 të dytat plus 2 më të mirat e Ligës së Kombeve të pakualifikuara përmes grupeve.

Formula duket ndryshe nga sa ishte paracaktuar më herër dhe skuadrat e përfshira në këtë fazë kualifikimi për tri biletat e mbetura do të ndeshën mes tyre duke patur parasysh faktin e koeficentëve (kokë serie ose jo).

Kështu, Italia, Portugalia, Skocia, Rusia, Suedia dhe Uellsi nuk do mund të shortohen në këtë fazë me njëra-tjetrën. Ky grup skuadrash duhet të përballet me një mes Polonisë, Maqedonisë së Veriut, Turqisë, Ukrainës, Austrisë dhe Republikës Çeke të cilat nuk llogaritën kokë grupi.

Kokë serie: Portugalia 17 pikë, Skocia 17 pikë, Italia 16 pikë, Rusia 16 pikë, Suedia 15 pikë, Uellsi 15 pikë.

Jo kokë serie: Turqia 15 pikë, Polonia 14 pikë, Maqedonia e Veriut 12 pikë, Ukraina 12 pikë

Dy më të mirat në Ligën e Kombeve kualifikuese të pakualifikuara nga grupet: Austria dhe Republika Çeke./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!