Hija e Venturës ndjek Italinë

Te Italia, në ditën e ndeshjes finale me Zvicrën, Xhanpiero Ventura, ish-trajneri i axurëve që e la jashtë Botërorit ‘Rusi 2018’, deklaroi se ai tërhiqej nga trajnimi. Italia nuk fiton me helvetet dhe Zhorzhinjo humb penallti në fund….

Të hënën Irlandë e Veriut- Itali në duelin që italianëve të Roberto Mançinit i duhej një fitore me ‘gola’. Ventura jep deklaratën: Italia kualifikohet pa më të voglin dyshim.

Pas ndeshjes, shifrat 0-0 me Italinë e dyta pas Zvicrës. Murat Jakin mbi tavolinë kontratën deri pas ‘Euro 2024’ ndërsa te Italia mendojnë: Duhet një Itali tjetër. Ndoshta pa një tjetër deklaratë të Venturës…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!