Shqipëria e gjymtuar, e fundit me Andorrën

Ndaj Andorrës pa tifozë, FIFA ka dënuar Shqipërinë pas trazirave me Poloninë.

Shqipëri- Andorrë në 20:45 në ‘Air Albania Stadium’. Një sfidë e cila para se të luhej me Poloninë po në kryeqytetin shqiptar në 12 tetor (0-1), anatemohej si një duel prej të cilit kuqezinjtë mund të siguronin mundësinë play off të Botërorit.

Në të tilla situata, sot në Tiranë, pritej një impiant i tejmbushur dhe me potencialet e Shqipërisë, dukshëm favorite, ëndrra e fazës play off, dukej e prekshme. Por Shqipëria gaboi me polakët, u mund keq në 45 minuta (humbi 5-0) me Anglinë dhe sot luan thuajse për statistikë.

Megjithatë kjo fushatë nuk duhet hedhur tutje. Progresi në lojë e veçanerisht në pikë teksa një fitore sot do të thotë 18 pikë, si kurrë më parë.

Fundja një ndeshje e kompetcionit të FIFA-s, gjithnjë ka produktin e duhur gjithësportiv. Ranglista, imazhi dhe vetë rezultati pozitiv teknik, do bënin jo pak punë.

Sakaq Reja deklaroi në konferencë dje se ka shumë mungesa. Me shumë mundësi do ketë rinovim formacioni pasi Gjasula, Cikalleshi, Ismajli (pezulluar), Bare, Kumbulla, Veseli, Broja (dëmtuar) dhe Gjimshiti, Manaj e Balliu pa ftesë, nuk kanë shanse aktivizimi.

Gjyqtari nga Letonia, Andris Treimanis do të gjykojë sot në ‘Air Albania Stadium’ ndeshjen e fundit të fushatës kuaifikuese të Shqipërisë për Grupin I ‘Katar 2022’./Sportiim.al/

Klasifikimi para sfidave të fundit në grup:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!