Superkupa në Milano

Jo në Arabi por në ‘San Siro’ më 12 janar 2022. Ky është verdikti i ri i finales së Superkupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit.

Interi vjen me statusin e kampionit ndërsa Juve si fitues Kupës së Italisë.

Vendimi zyrtar u mor ditën e sotme në asamblenë e Ligës së Serisë A, teksa në listë përveç Milanos si obsion ishte dhe Arabia Saudite.

Pikërisht në vendin aziatik janë luajtur finalet e vitit dhe 2018 dhe ato të vitit 2019.

Ndërkohë e edicionit të kaluar për shkak të pandemisë globale COVID-19, finalja u mbajt në stadiumin e Sasuolos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!