Mitaj: Synojmë pikët e plota

Talenti shqiptar i AEK-ut, Mario Mitaj teksa së bashku me portierin Tafas ishin në konferencë shtypi për Kombëtaren U21, theksoi faktin se skuadra po kalon një gjendje të mirë, ndërsa u shpreh se skuadra ndaj Sllovenisë do të futet me të njëjtin mentalitet si në “Elbasan Arena” për të marrë tre pikët. Ai foli edhe për ndeshjen që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Kosovës si dhe për synimet për të ardhmen.

Atmosfera e skuadrës – Atmosfera është e mirë. Pak a shumë e njohim njëri-tjetrin sepse jemi grumbulluar shumë herë. Nga ana fizike nuk kemi dëmtime dhe shpresojmë të shkojmë kështu deri në fund.

Sllovenia? – Ne si Shqipëri do të futemi siç u futëm në “Elbasan Arena”, 100% të përqëndruar. Do të futemi me të njëjtin mentalitet. Nuk do të jetë e lehtë sepse e dimë që Sllovenia do të jetë më e fortë se ç’ishte. Objektivi ynë është të futemi dhe të marrim tre pikët dhe nuk duhet të kemi frikë pasi mund të përballojmë çdo kundërshtar.

Ndeshja me Kosovën – Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme, sidomos kjo e Kosovës pasi është në transfertë. Është një ekip shumë i fortë, kemi luajtur disa ndeshje, por kjo nuk na ndalon nga objektivi ynë që të marrim tre pikët.

Synimet? – Synimi tani për tani është që të luaj sa më shumë për klubin.(FSHF)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!