Partizani provimi i radhës, Teuta streha në Shkodër

Teuta- Kastrioti dhe Partizani- Egnatia dy takimet e fundit të javës së 7-të Abissnet Superiore në program për t’u luajtur sot.

Durrsakët me impiantin e tyre në rikonstruksion, kanë zgjedhur të presin krutanët në ‘Loro Boriçi’ në një sfidë e gjitha për t’u ndjekur. Te kampi durrsak e gjithë vemendja te tri pikët në mënyrë që kreu të mos bëhët i paarritshëm ndërsa skuadra e Ndreut për t’ju larguar sa më shpejt fundit.

Në ‘Air Albania Stadium’, Partizani-Egnatia. Ecuria jo e mirë e të kuqëve teksa ende nuk kanë shijuar fitoren në kampionat e për më tepër situata në fund me 4 pikë, kanë vënë në alarm kryeqytetasit të cilët do duhet të vuajnë edhe masat ndëshkuese nga FSHF.

Trajneri Daja i pezulluar dhe disa futbollistë larg mundësisë për t’u aktivizuar. Megjithatë Kalari ndihmësi i Dajës ndërsa do drejtojë sot nga stoli, deklaroi dje në konferencë për shtyp se Partizani deomos do të futet në fushë për të marrë tri pikë.

Nga ana tjetër Egnatia edhe pse u mund javën e kaluar nga Teuta, ngjan me surprizën e këtij kampionati. Rrogozhinasit janë në kuotën e 8 pikëve duke qëndruar te grupi i skuadrave të mesit të tabelës.

Ndeshjet sot java e 7-të Abissnet Superiore:

16:45

Teuta- Kastrioti

Partizani- Egnatia

Klasifikimi pas javës së 7-të (Teuta- Kastrioti dhe Partizani- Egnatia një ndeshje më pak) /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!