Martini: Të luajmë me grintë ndaj Kastriotit

Martini: “E njohim forcën e Kastriotit dhe që është një ekip me grintë. Gjithsesi, mendoj se me qetësi, me luftë dhe me grintë duhet të arsyetojmë në lojë”

Edi Martini një shkodran në krye të Teutës në dy vite ka arritur të fitojë gjithçka. Sot bashkë me skuadrën e tij në ‘Loro Boriçi’ për Teuta- Kastrioti. Ai vlerëson krutanët dhe kërkoi nga të tijtë që të tregojnë përqendrim për të marrë tre pikët.

Martini:

Kastrioti-“E kam parë Kastriotin në shumë nga ndeshjet që ka zhvilluar dhe nuk është dorëzuar ndaj asnjë ekipi, sepse pavarësisht rezultateve që ka pasur, ka bërë ndeshje të mira. Jemi mobilizuar në maksimum, pasi është një ndeshje e fortë dhe ne na duhen pikët.

E vetmja porosi ka qenë intensiteti në stërvitje dhe përqendrimi maksimal. E dimë forcën e Kastriotit dhe që është një ekip me grintë. Gjithsesi, mendoj se me qetësi, me luftë dhe me grintë duhet të arsyetojmë në lojë”.

Skuadra në prapavijë-“Kemi shënuar rregullisht, por më ka shqetësuar pësimi i golave. Duhet të punojmë të jemi shumë më konkret para porte. Nuk mund t’i vëmë gabimet vetëm të mbrojta, pasi sulmojmë dhe mbrojmë të gjithë.

Edhe pse janë larguar Arapi dhe Hoxha, kemi një dyshe mjaft të mirë, të fortë si më parë, por është çështje kohe dhe fati. Normalisht që ka dhe ditë të këqija”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!