Dinamo, nis seria e ndeshjeve në Tiranë

Dinamo-Kukësi hap javën e 7-të në ‘Air Albania Stadium’ (19:45)

Nis sot kalvari i gjatë i ndeshjeve të skuadrës së Dinamos në kryeqytet. Blutë e rikthyer pas nëntë edicionëve në inferiore por me pretendime konkrete në dy kompeticionet kampionat-Kupë, do të jenë të impenjuar mbrëmjen e sotme në ‘Air Albania Stadium’.

Fillimisht do të jenë pritës me Kukësin për javën e 7-të Abissnet Superiore dhe më pas në mesjavë përballën në Kupë me bardheblutë e Tiranës.

Kalendari ngjishet sërish pasi ekipi 18 herë kampion i vendit do përballët dhe dy herë të tjera radhazi me Tiranën. Pas të vajtjes në Kupë radha i vjen takimit për javën e 8-të në kampionat dhe përsëri në Kupë me të kthimit me skuadrën e Orges Shehit.

Ndërkaq sot Dinamo- Kukësi sfida për t’u ndjekur deri në detaje. Blutë vijnë pas një fitorejeje në Korçë me Skënderbeun (0-1 kanë 9 pikë) ndërsa verilindorët mposhtën Vllazninë në Rrogozhinë 2-0 duke qënë në vend të dytë me 11 pikë.

Ndërkaq, të dyja kampet përmes deklaratave të fundit për shtyp janë shprehur se do të luajnë për fitore. Nëse te blutë Shkëmbi ka tri dilema për formacionin te Kukësi i Longos të gjithë janë të gatshëm. Dinamo- Kukësi do të nisë në 19:45.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!