Legia në krizë, shkarkohet trajneri

Marek Gołębiewski trajneri i ri i skuadrës me tre shqiptarë.

Legia e Varshavës si rrallë në historinë e saj plot lavdi në ‘Ekstraklasa’ ka përfundur thuajse në fund të tabelës së klasifikimit me vetëm 9 pikë në 10 ndeshje.

Kjo ka bërë që klubi ti tregojë derën trajnerit Çezlav Michniewicz dhe në vend të tij të emërojë Marek Gołębiewski. Klubi e ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale.

Skuadra me shqiptarët Lirim Kastrati, Ernset Muçi e Jurgen Çelhaka, pësoi mbrëmjen e djeshme humbjen e katërt radhazi duke shastisur të gjithë rreth kampit kampion.

Në anën tjetër Legia me tifozerinë më të “çmendur” në Poloni, do duhet të rekuperojë ndeshjet e prapambetura dhe të ruajë situatën në grupin e EL ndërsa më 4 nëntor do të presë Napolin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!