Vdiqën 19 tifozë, Senati francez fshin 5 majin

Parlamenti Francez miratoi me votim të Senatit, një projekt-ligj i cili parashikon që në territorin e Francës në 5 maj të mos zhvillohet asnjë ndeshje profesioniste. E gjitha në nder të viktimave të katastrofës në Furiani në Korsikë, ndërsa më 5 maj 1992 pas shembjes së një tribune vdiqën 19 njerëz.

Senati votoi me duar, pa ndryshime, tekstin e sjellë nga deputeti korsikan Mishel Kastelani të cilin Asambleja Kombëtare e miratoi në shkurt 2020. Tragjedia në impiantin e Korsikës pranë Bastias në Korsikë në stadiumin ‘Armand Cesari’, ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Francës 1991-1992 midis Bastias dhe Olimpik Marsejë.

Në fakt klubi vendas donte të rrisë kapacitetin e stadiumit të tyre me 50% kundër asaj që ishte skuadra më e fortë në ligën franceze në atë kohë siç ishte Marseja. Autoritetet vendore e pranuan kërkesën, duke ndërtuar një tribunë të përkohshme me 10,000 vende dhe duke hequr rrethimin e jashtëm.

E papritura ngjau, ndërsa ende pa nisur ndeshja por me tifozë në shkallë, tribuna u shemb, duke shkaktuar vdekjen e 19 personave dhe 2,357 të plagosur. Ndeshja nuk u luajt. Më pas Federata Franceze e Futbollit vendosi, në shenjë zie dhe në marrëveshje me klubet, të mos rikuperonte sfidën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!