Tirana luan sipas kalendarit…

sportiim2

Pas pauzës së kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, Teuta- Tirana pritet të jetë supersfida e javës së pestë të Abissnet Superiore.

Dy skuadrat janë duke kryesuar tabelën e klasifikimit me nga 8-të pikë duke treguar që në start se klubet e njohura kanë objektiv zonën e kreut.

Sakaq, Tirana ka javë që po kalon një moment të vështirë shëndetësor. Gjysma e skuadrës por dhe pjestarë të stafit ishin dhe janë të përfshirë nga infektimi me COVID-19.

Parë situatën Tirana kërkoi në Sektorin e Garave të shtyjë takimin me Teutën por kjo kërkesë nuk është pranuar.

Teuta- Tirana nuk do të luhet në Rrogozhinë ditën e diel në orën 13:45, por në ‘Elbasan Arena’ në orën 19:45.

?>