Kosova shkarkon trajnerin, Roberto Karlos në pole

Pas legjendes braziliane, në listë për stolin e Dardanëve dhe Feliks Magath e Valter Zenga

Kosova humbi kundër Gjeorgjisë me rezultatin 1-2 në kuadër të “Katar 2022” por stoli i Bernard Shaland kishte kohë që ishte në pikëpyetje.

Federata e Futbollit në Kosovë ka shkarkuar sot teknikun helvet Bernard Shaland. Rezultatet e dobëta në kualifikuese të ‘Katar 2022’ kanë bërë që verdikti i shkarkimit të ishte i pashmangshëm.

Kështu, presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një dalje zyrtare falenderoi trajnerin për kuntributin e tij në drejtim të Kosovës.

Duam ta falënderojmë trajnerin Challandes për punën e bërë me ekipin, për suksesin e arritur sidomos në Ligën e Kombeve. Duam të bëjmë me dije që kemi vendosur ta ndërpremë bashkëpunimin me trajnerin, por që do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe më tej në mënyra të ndryshme”, Ademi.

Sakaq Shaland ka vijuar me deklaratën e tij:

Natyrisht se jam i pikëlluar për këtë vendim, pasi kam pasur një kohë të mirë këtu. Kemi pasur një qëllim që të vazhdojmë qëllimet tona që të ndërtojmë një ekip të konkurrues. Kisha kënaqësinë që kam punuar me këtë skuadër, por jam i pikëlluar që nuk do të jem. Jam shumë, shumë i kënaqur me mbështetjen nga federata me këtë staf që gjithmonë kanë qenë besnik dhe ishte – mund ta them qartë se në karrierën time si trajner, nuk kam pasur të tillë”, tha trajneri zvicerian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!