Dorëhiqet trajneri i Kosovës…

Trajneri i përfaqësuesës së Kosovës U19 Adil Maliqi ka dhënë dorëheqjen nga kjo grupmoshë dardane.Ishte vetë tekniku që ka bërë njoftimin për këtë nismë të tij në rrjete sociale.

Njoftimi:

Të nderuar drejtues të Federatës së Futbollit të Kosovës, lojtarë, prindër dhe tifozë dardanë.

“Shpesh, rrethanat na vendosin përballë vendimeve që zemra nuk dëshiron t’i pranojë, por arsyeja i kërkon.”

Me keqardhje të thellë, kam vendosur të dorëhiqem nga pozita e trajnerit të Kombëtares U19 të Kosovës. Ky vendim nuk ishte i lehtë, por i detyrueshëm pasi që nuk arritëm të gjejmë një zgjidhje të përbashkët me Federatën.

Dua të falënderoj nga zemra Federatën e Futbollit të Kosovës dhe kryetarin për besimin dhe mundësinë që më dhanë të udhëheq këtë grup të mrekullueshëm. Lojtarët ishin frymëzim i përditshëm për mua, dhe prindërit e tyre, që ishin gjithmonë mbështetës, janë një shtyllë e rëndësishme e suksesit të tyre. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët tanë të zjarrtë, “Dardanët,” të cilët na qëndruan pranë në çdo sekondë dhe nuk reshtën së na dhëni forcë.

Krenohem me sukseset që kemi arritur së bashku, suksese që janë jashtëzakonisht të vështira për t’u realizuar, veçanërisht kur përballesh me sfida të shumta. Por, pavarësisht çdo pengese, arritëm të tregojmë se puna, përkushtimi dhe bashkëpunimi janë çelësi i suksesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!