Bushi: Duam fitoren me Slloveninë

Sot/ Shqipëri U21-Slloveni U21 ‘Elbasan Arena’ 18:30

Bushi: “Shansi i fundit yni për të shpresuar në Europian”

U-21 i është bashkuar edhe sulmuesi që luan te Fiorentina, Eljo Toçi.

Kombëtarja U21 e drejtuar nga Alban Bushi do të luajë në Elbasan Arena me fillim nga ora 18:30 ndeshjen e katërt në grup për kualifikueset e europianit të ardhshëm.

Shqipëria e moshave fitoi ndeshjen e fundit 2-0 ndaj Andorrës teksa dy golat e Muçit i dhanë shansin kuqezinjëve të vegjël të mbajë gjallë shpresat për vendin e dytë të Grupit G.

Sllovenia është një skuadër e fortë fizikisht. Javën e kaluar ndalën Anglinë. Duhet të jemi shumë të përqendruar gjatë gjithë kohës. Ky është shansi ynë i fundit, nëse duam të shkojmë në Europian.

Ekipi ka moral të mirë, jemi në një formë të mirë. Kemi Muçin që bën diferencën, por edhe Dobrën, Karricën, Asllanin dhe Çelhkanë. Kemi pasur probleme për qendrën e sulmit, pasi Gjata, Bullari, Tuci dhe Çuni janë dëmtuar”, ka thënë tekniku për mediat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!