Operohet Gjimshiti, në fushë pas një…jave

Pësoi një dëmtim në parakrahun e majtë në ndeshjen me Hungarinë, por sot mbrojtësi i dalluar Berat Gjimshiti është operuar në një nga klinikat sportive më të mira të Torinos, në Itali. Lajmin e bën të ditur Departamenti i Komunikimit në FSHF i cili shkruan:

Stafi mjekësor i Kombëtares ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor të Atalantës, dhe bën me dije se operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotshëm ka shkuar me shumë sukses dhe lojtari është në gjendje shumë të mirë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi kuqezi pas 7-10 ditësh do të rinisë stërvitjen dhe sipas parashikimeve do të jetë i gatshëm për të luajtur ndeshje zyrtare pas 30 ditësh.

Federata Shqiptare e Futbollit i uron rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë Beratit dhe beson se shumë shpejt ai do të rikthehet të shkëlqejë përsëri në stadiumet europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!