Shqipëria fitore historike, Armando Broja magjik

‘Katar 2022’ Grupi I: Hungari- Shqipëri 0-1 (A, Broja 80′)

Një Shqipëria e madhe i prezantohet kontinentit europian. Mbërmjen e sotme me një gol të shënuar në të 80-ën nga Armando Broja, ekipi kuqezi i Edi Rejas ka mundur Hungarinë në ‘Puskas Arena’ 0-1.

Kryevepra e sulmuesit të Sauthempton në dukje identike sikundër në sfidën e fituar në ‘Elbasan Arena’ në 5 shtator por intrepretimi i sotëm nga Broja, përpos vlerave të pikëve të plota ka sjellë në vemendje faktin se sulmuesi ka cilësi jo rastësore.

Sakaq, Shqipëria ishte më e orientuar që në fillim të lojës ndërsa rastet nisën të shfaqen nga fundi i pjesës së parë. Nëfraksionin e dytë Uzuni humb dy mundësi të mira duke bërë që skuadra të shterrojë për gol.

Megjithatë, aktivizimi i Bajramit dhe insistimi i Bares, Gjasulës e të tjerë lojtarëve bëri që kuqezinjtë të shtojnë më shumë kërkesën për gol te porta vendase.

Pas një shtylle të vendasëve radha e Shqipërisë. Broja godet në shënjë për tri pikë të vleshme për të konsoliduar vendin e dytë në Grupin I. Ndaj Polonisë të martën në ‘Air Albania’…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!