Kosova në Suedi

Krahas Shqipërisë e cila luan nesër ndaj Hungarisë edhe Kosova të shtunën do të luajë ndeshjen e saj kualifikuese për Botërorin “Katar 2022” ndaj Suedisë për Grupin B në Solna.

Daradnët udhëtuan sot teksa në 17:30 Shaland do të vihet para gazetarëve për konferencën e zakonshme. Në 18:00 në impiantin e Solnas skuadra në seancë përgatitore.

Njoftimi

“Kombëtarja e Kosovës është nisur sot në mëngjes me “Charter” për në Stokholm, teksa të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë

Dardanët gjatë katër ditëve të kaluara kanë stërvitur me përkushtim të madh në Prishtinë nën drejtimin e përzgjedhësit Challandes për ta përgatitur sa më mirë duelin e vështirë me suedezët.

Atmosfera në ekip është shumë e mirë, derisa FFK është përkujdesur që kushtet e udhëtimit për ekspeditën e Kombëtares të jenë me komoditet të lartë.

Dardanët në orën 18:00 do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Friends Arena” në Solna.

Paraprakisht përzgjedhësi Bernard Challandes dhe një nga lojtarët dardan do të paraqiten në konferencën zyrtare për media në 17:30 “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!