Njukasëll zyrtarisht në duar të arabëve

Përfundimisht ajo që nuk u realizua dy vite më parë arrihet tani. Njukasëll ekipi i Premier League blihet nga sheikët e Arabisë Saudite për shumën e 300 milion funteve.

Marrëveshja është zyrtarizuar dhe nga Premier League, duke bërë kështu ekipin e ‘Qymyrxhinjëve’ klubin më të pasur në planet.

Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Sauditë do të zotërojë 80 përqind, me vëllezërit miliarderë Reuben dhe financuesen Amanda Staveley që marrin nga 10 përqind secili.

Pronarët më të pasur në futbollin botëror me një vlerë marramendëse prej 320 miliardë funtesh lënë prapa sheikët e Sitit dhe PSG-së.

Më çështjen e transmetimeve televizive të zgjidhura përfundimisht, Premier League nënshkroi marrëveshjen të mërkurën në mbrëmje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!