Kosova mundet nga Çekia, moshat…

Në ‘Fadil Vokrri’ përfaqësuesja e Kosovës U21, mundet 0-1 nga përfaqësuesja e Çekisë U21.

Fiton Shqipëria U21 nga Andorrës U21 2-0 në ‘Elbasan Arena’ por përfaqësuesja e Kosovës U21 mundet 0-1 nga përfaqësuesja e Çekisë U21.

Ishte Gabriel për miqtë i cili konkretizoi sulmet e çekëve teksa shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 38-të. Më pas gjithçka kaloi me kontrollin e shifrave dhe administrimin e tri pikëve.

Kosova e moshave luajti në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21. Aty ku së bashku me dardanët janë dhe Anglia, Shqipëria, Sllovenia dhe Andorra. Pas kësaj disfate, kosovarët renditen në vendin e pestë me tri pikë në 4 ndeshje.

Ndërkaq ndeshja tjetër e Grupit 7-të mes Sllovenisë U21 dhe Anglisë U21 u mbyll 2-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!