Shaland: Suedia e fortë, provojmë ti ndalim

Trajneri: Ndaj Spanjës, ndeshja më e mirë që kur jam në krye të Kosovës.

Bernard Shaland trajenri i Kosovës në futboll u shfaq në konferencë për shtyp para dy ndeshjeve kualifikuese të ‘Katar 2022′ kundër Suedisë, më 9 tetor nnë Solna dhe kundër Gjeorgjisë, më 12 tetor në Prishtinë.

Fillimisht zviceriani foli për foli për tri ndeshjet e kaluara dhe synimet e ndeshjeve të tetorit:

Shaland:

Situata…

Në shtator kemi nisur me slogan të ri për ndërrimin e mentalitetit, pastaj kishim tri ndeshje, mund të them tri ndeshje të mira.
E para kundër Gjeorgjisë, ndeshje e vështirë por dëshmuam se kishim bërë ndryshimin e mentalitetit. Kemi luftuar, punuar së bashku si ekip dhe mendoj se kjo ishte pikënisja e ndërrimit të mentalitetit
.

Ndeshja e fundit kundër Spanjës, mbase nuk pajtoheni, por për mua ishte ndeshja më e mirë prej se jam në krye të Kosovës. Sepse kemi luajtur kundër ekipit më të mirë në botë dhe patëm paraqitje fantastike duke i përzier të gjitha cilësitë tona si ekip. Me një fjalë, kemi luajtur futboll, si taktikisht ashtu edhe në mbrojtje. Por, për fat te keq, nuk e kemi arritur shënimin e golit dhe për këtë ndihem paska i dëshpëruar, sidomos për futbollistët”.

Suedia…

Suedia është një ekip shumë i fortë dhe kundërshtar tejet i vështirë. E kemi parë Suedinë në ‘Euro 2020’ ku iu ka shkaktuar probleme secilit kundërshtar. Është një kundërshtar që luan futboll të fortë dhe me lojë fizike ia pamundëson kundërshtarit të aplikojë lojën e tij. Por, ne duhet të tregojmë veten edhe në këtë ndeshje.

Po ashtu duhet të provojmë që kur kemi topin në zotërim, të bëjmë lëvizjet e duhura. Të tentojmë ta rrezikojmë Suedinë dhe nëse dalim në situata si kundër Spanjës, duhet të arrijmë të shënojmë. Por, në përgjithësi na pret një ndeshje shumë e vështirë kundër një kundërshtari të fortë”

Toni Domgjoni? Ai është një fundollist mjaft cilësor dhe do na bëjë punë në skuadër”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!