FIFA dënon Hungarinë, ndaj Shqipërisë pa…

Kore raciste dhe sende në fushë ndaj Anglisë, FIFA dëbon tifozët.

Ndeshja kualifikuese e ‘Katar 2022’ që do të zhvillohet më 9 tetor në “Puskas Arena” mes Hungarisë dhe Shqipërisë, do të luhet pa tifozë. Ky është verdikti i dhënë nga FIFA lidhur me problemet e hasura te sfida Hungari-Angli në 2 shtator.

“Pasi kemi analizuar dhe marrë parasysh të gjitha rrethanat e çështjes, në veçanti seriozitetin e incidenteve të vëzhguara (fjalë dhe veprime raciste, hedhje objektesh, përdorimi i pajisjeve piroteknike, bllokimi i shkallëve), komiteti vendosi që Hungaria do të luaj dy ndeshjet në shtëpi (për garat e FIFA-s) me dyer të mbyllura, ndeshja e dytë shoqërohet me një pezullim me kusht dy-vjeçar.

Ne dënojmë fuqishëm dhe me vendosmëri të gjitha format e racizmit dhe dhunës, si dhe çdo formë tjetër diskriminimi ose abuzimi. FIFA në politikën e saj ka tolerancë zero përballë sjelljeve të mjerueshme që prekin futbollin”, shkruhet në vendimin e FIFA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!