Ferencvarosh? Kisvarda e Prengës dhe Asanit në krye…

Në NB I, befason skuadra e dy shqiptarëve Herdi Prenga dhe Jasir Asani. 5 fitore në 6 takime. Pritet një rivalitet i fortë me Ferencvarosh të Myrto Uzunit.

Nga skuadër që luftonte për objektivë minimalë te kreu. Ngjet te Kisvarda në Hungari ku aktivizohen dhe dy futbollistë shqiptar si Herdi Prenga dhe Jasir Asani.

Pas fitores së ditës së diel ndaj Pushkash (0-1) ekipi me mirditorin Prenga në formacion dhe shkupianin Asani në stol, ka ruajtur ritmin në këtë fillim të kampionatit elitar në Hungari duke udhëhequr rënditjen provizore.

Në fakt vetë klubi ka fokusuar në listë prezencë foton startuese me Herdi Prengën në ballinë duke treguar se 27 vjeçari vijon të konsiderohet pikë kyçe e formacionit të teknikut Zhoao Pedro. Në fund të ndeshjes Prenga u vlerësua me notë maksimale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!