Kastriot Rama i bashkohet Flamurtarit…

Klubi nga Prishtina kërkon të kthehet me ngulm në Superligë. Ademi afron në staf matjanin e njohur.

Imer Ademi, presidenti i Flamurtarit të Prishtinës ka besuar në të kaluarën te cilësitë e futbollistëve nga Kategora Superiore e cila nga sot ka emrin Abissnet Superiore. Por sot klubi nga Prishtina, ka prezantuar në rolin e trajnerit të portierëve një emër të njohur nga fusha e trajningut shqiptar si Kastriot Rama.

Matjani i cili pas futbollit të luajtur është impenjuar me mjaft sukses te Laçi në Superiore teksa ka fituar si trajner i portierëve edhe Kupën e Superkupën e Shqipërisë, nis zyrtarisht nga puna me kontratën një vjeçare prishtinase.

Në fakt, Kastriot Rama ka patur përveç rolit të trajnerit për portierë te Laçi, Besa e Burreli edhe postin e Administratorit te ekipi i qytetit të tij Burreli.

Lëvizjet pa kriter në drejtim, bënë që Rama t’i bashkohet projektit në Kosovë ndrësa te Flamurtari i Prishtinës do të jetë në krah të teknikut të parë Jeton Nesmini nga Gostivari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!