Gynesh ikën nga Turqia

Holanda u tregua e ashpër me Turqinë në takimin kualifikues në Grupin G duke e shpartalluar 6-1.

Ky rezultat dhe ky spostim i turqëve në klasifikim (vendi i 3), duket se i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Turqisë, Senjol Gynesh. Ky i fundit sipas Federatës turke ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi teknik i skuadrës.

“Pas takimit me trajnerin e ekipit tonë kombëtar Senol Güneş, u pajtuam reciprokisht që të ndahemi. Dëshirojmë të falënderojmë teknikun tonë të nderuar z. Senol Guneş për punën e tij gjatë qëndrimit dhe për kontributet e tij në futbollin turk”, lexohet në komunikatën e Federatës turke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!