Brazil- Argjentinë, policë në fushë, tërhiqet Argjentina

Pas kësaj situate të paprecedentë, Argjentina është tërhequr nga fusha. Pritet vendimi i radhës… Situata ka marrë përmasat e një krize diplomatike, pasi edhe ambasadori i Argjentinës në Brazil është futur në dhomat e zhveshjeve së ekipit të shtetit të tij.

Ndeshja kualifikuese mes Brazilit dhe Argjentinës për Kupën e Botës 2022 në Amerikën Jugore është ndërprerë pas pak minutave lojë.

Autoritetet shëndetësore të Brazilit dhe policia u futën dhe fushë dhe tentuan t’i kapin me forcë katër futbollistë argjentinas, Lo Celso, Buendia, Romero dhe Emi Martinez, të cilët akuzohen se shkelen rregullat e karantinimit në Brazil.

Lojtarët në fjalë të Argjentinës akuzohen nga autoritetet braziliane se gënjyen në deklarimet e tyre kur u futën në Brazil dhe shkelen rregullat e karantinimit dhe protokollin anti-COVID.

Ndërkaq, protokolli i Brazilit për COVID-19 kërkon karantinë dyjavore për njerëzit që futën në Brazil nga Anglia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!